Thursday , 22 February 2018

KAPEN 33 KG KANABIS NË KUFIRIN ME MALIN E ZI

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marijuanë. Sipas mediave malazeze, lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga person shqiptar me anë të një mushke.

Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar.

Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.

Lexoni dhe kete

TENTATIVE GRABITJE NE LEZHE, 3 PERSONA NE NDJEKJE NGA POLICIA

Nje tentative grabitje eshte rregjistruar mbremjen e kesaj te merkure ne qytetin e Lezhes. Tre …