KAPEN 7 EMIGRANT KLANDESTINE NE LEZHE

7 emigrantë klandestinë nga Lindja e Mesme janë kapur nw Lezhë në tentativë për të kaluar ilegalisht përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas policisë së Lezhës pas një pune hetimore ëshët goditur një tentativë për ndihmë të paligjshme të kufirit, duke vënë në pranga dy persona ndërsa ka zbuluar një tunel në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin që dyshohet se përdorej si bazë e strehimit të klandestinëve.Të arrestuarit janë Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të arrestuarit do të ndihmonin kundrejt pagesës 7 klandestinët në rrugën drejt vendeve të BE-së.

Emigrantët transportohen me makina deri në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, nga ku ata tentojnë të kalojnë ilegalisht drejt vendit fqinj, për të vijuar me tej drejt Bosnje Hercegovinës e Kroacisë dhe më pas drejt vendeve të Unionit.Autoritet shqiptare kanë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në kufirin e gjelbër dhe pikat kufitare, pas përfshirjes së vendit në atë që po cilësohet si rruga e re e klandestinëve drejt Vendeve të Bashkimit Europian.

Lexoni dhe kete

SHEMBET GODINA, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR NE LAÇ

Një person humbi jeten, ndërsa një tjetër u plagos rëndë teksa ishin duke nxjerrë skrak.Ngjarja …