KAPEN ARMË E DROGË, ARRESTOHET I KËRKUARI, SHOQËROHET NJË TJETËR

Një 25 vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ku gjatë kontrolleve për kapjen e tij është shoqëruar në komisariat edhe një tjetër person. Në pranga ka rënë 25- vjeçari Erjon Bacaj, i cili kërkohej për veprën penale “Kanosje” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu mësohet se personi i shoqëruar në polici është Bruklind Deda, 18 vjeç.  Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që lëviznin këta dy persona, janë sekuestruar një armë zjarri tip “pistoletë” me karikatorë me 7 fishekë, një armë gjahu pa leje si dhe disa doza kanabis.

Mbi dy të rinjtë rëndojnë akuzat e ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Lexoni dhe kete

OFRON RYSHFET, ARRESTOHET NGA POLICIA E LEZHES

Një tjetër rast i mitdhënies është goditur nga policia e Lezhës. Një shtestas i ka …