Saturday , 20 April 2019

KAPEN VLONJATET ME MINA ME TELEKOMANDE NE LEZHE

Policia e Lezhës ka goditur një tjeter rast të trafikimit të minave me telokemandë, duke vënë në pranga dy përsona dhe një tjeter u shpall në kërkim.Operacioni “The long ëay” u finalizua pasditen e së hënës ku u sekuestruan 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë Armand Lukani 23 vjeç, dhe Amelda Elezi 21 vjeçe, që të dy banuese në Vlorë si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale E.E. 27 vjeç banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe lënda narkotike.

Goditja e këtij rasti erdhi nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive. Nga hetimet e deritanishme rezulton se minat e telekomanduara do u shisnin në zonen e Lezhës nga 2500 euro secila, ndërsa po vijon puna për identifikimin e përsonit që i kishte porositur.

Lexoni dhe kete

PLAGOSI ISH-KAMPIONIN E BOKSIT, ARRESOHET 23-VJEÇARI

Policia e Shkodres ka arrestuar 23-vjeçarin Valter Ksolla, i cili ka qene i shpallur ne …