Saturday , 31 October 2020

KAPJA E PERSONAVE TË SHPALLUR NË KËRKIM, POLICIA E SHKODRËS ARRESTON 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kështu, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTIMI I AVOKATIT NE LEZHE, REAGON BASHKESHORTJA

Avokati Gjergj Neli është marrë forcërisht dhe është ofenduar dhe dhunuar nga uniformat blu. Denoncimi …