KARANTINA, LEZHA E BOSHATISUR

Këto janë pamjet e qytetit të Lezhës paraditen e kësaj të diele. Në fundjaven e dytë të karantinimit total, qyteti është i boshatisur dhe kudo mbizoteron qetesia. Në rruge shikohen vetem forcat e polisë, ushtrisë dhe punonjesit e mediave.

Edhe bizneset janë të gjitha të mbyllura, duke zbatuar në këtë mënyre udhezimet e qeverisë. Lezhjanet po i zbatojnë me rigorozitet urdherin për të qëndruar të izoluar në shtëpi, kjo dhe nga frika e përballjes me masa ndëshkimore.

Ndërkohë policia dhe ushtria gjatë gjithë kohës vijojnë të jenë në tërren. Krahas stacionimit në kryqëzimet kryesore, ata patrullojnë edhe në rruget dhe lagjet e qytetit për të parë zbatueshmerinë e rregullave të vendosura, ku nuk kanë munguar as masat ndëshkimore për ato përsona që kanë që kanë shkelur rregullat.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …