Friday , 13 December 2019

KARTA E STUDENTIT, REAGON ZV/REKTORI I SHKODRES

Zëvëndës rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Gëzim Dibra ka dale në një konferencë për mediat në lidhje me karten e studentit. Ai shprehet se e-maili i dërguar fakulteteve nga ana e tij ka qenë një vëmendje pasi Universiteti i Shkodrës nuk ka një marrveshje me asnjë kompani për ofrimin e sherbimeve përmes kartës së studentit. Ndërsa sqaron se është Ministria e Arsimit ajo që përcakton kriteret për ofrimin e kartës.

Dibra shprehet se ne jemi të interesuar që të ketë një shërbim të tillë për studentet por deri sa nuk ka një udhëzim nga Ministria e Arsimit, ne nuk mund të veprojmë. Ai shton se edhe në këtë rast duhet të ketë një tender.

Një kompani private ka ofruar shërbimin për studentet që të paisen me karten e studentit ndërsa mësohet se ka pasur deri tani rreth 1000 aplikime. Jo zyrtarisht mësohet se kanë zhvilluar takime edhe kanë paraqitur një kërkesë në Universitet dhe në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa nga ana e tyre nuk ka marrë një përgjigje positive. Kompania në fjalë ka marrë kontakte edhe me subjekte tjera private që tu krijohen mundësitë që studentëve tu ofrohet shërbimi. Por sic duket ngërci vazhdon të jetë mungesa e udhëzimit për përcaktimin e kritereve nga ana e ministrisë së arsimit.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …