KATËR SHKODRANË SHPALLEN NËNKAMPIONË BALLKANI

Pas paraqitjeve të mira që bëri kombëtarja e të rriturve në volejboll që ishte shumë pranë kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian, edhe kombëtarja e 20 vjeçarëve ka arritur një tjetër sukses. Ajo është shpallur nënkampione Ballkani. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjeve që u zhvilluan në Prishtinë të Kosovës dhe volejbollistët tanë kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë duke merituar në këtë mënyrë edhe medaljet e argjendta. Në ndeshjet e zhvilluar, kuqezinjtë tanë janë mundur vetëm nga Turqia ndërsa kanë fituar fillimisht me Kosovës dhe më pas, në ndeshjen përcaktuese ndaj Malit të Zi,përsëri kanë dominuar duke fituar 3-1 dhe në këtë mënyrë janë ngjitur në podium. Në këtë sukses të kombëtares tonë të volejbollit natyrisht që nuk mund të mos kishin pjesë e tyre edhe shkodranët.

Dhe në këtë rast, kanë qenë katër të tillë që janë shpallur nënkampionë Ballkani. Dy prej tyre kanë luajtur në fushë. Bëhet fjalë për volejbollistët Anton Qafarena dhe Julian Talaj, I pari tashmë njihet nga të gjithë sepse dallohet për vlerat e tij, madje është një nga pikat më të forta edhe të kombëtares së të rriturve ndërkohë që me atë të 20 vjeçarëve, padyshim që ka qenë një lider I vërtetë në fushë. Nga ana tjetër, edhe Talaj ka bërë paraqitje të mirë në ndeshjet e Prishtinës duke luajtur në pozicionin e qendrës. Përveç këtyre dy volejbollistëve, meritë tek suksesi I fundit padyshim që ka edhe stafi teknik, në të cilin përveç trajnerit të parë Arben Sako, bënte pjesë edhe shkodrani Artan Kalaja.

Ky I fundit pavarësisht se ka hequr dorë nga drejtimi I Vllaznisë prej një sezoni, është përsëri pjesë e volejbollit në rolin e zëvendëstrajnerit të kombëtares dhe frutet e punës së tij dolën në skenë sërish. Por tek kombëtarja e volejbollit nuk mund të lihet mënjanë edhe roli I mjekut të ekipit Arben Mlloja, I nderuar edhe ai me medaljen e argjendtë në përfundim të këtij kampionati. Sporti shqiptar edhe njëherë tjetër po tregon se nuk mund të arrijë asnjë sukses pa patur Brenda edhe kontributin e shkodranëve dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë me kombëtaren e volejbollit të shpallur nënkampione Ballkani.

Lexoni dhe kete

JAVA E ARDHSHME MUND TË SJELLË KONTRATAT E PARA TEK VLLAZNIA

Java e ardhshme pritet të sjellë edhe lëvizjet e para në merkato për Vllazninë. Futbollistët …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin