KATËR SPORTISTË TË RINJ SHKODRANË NË “BAKU 2019”

Ne fundin e javes se ardhshme, ne Baku te Azerbajxhanit do te nise “Festivali Olimpik Rinor Europian”, aktivitet ne te cilin do te marrin pjese sportiste te rinj nga mbare Europa. Ne mes tyre do te jene edhe disa sportiste te spikatur nga vendi yne te cilet do te konkurrojne ne disa disiplina te ndryshme. Por kuptohet qe ne evenimente te tilla nuk mund te mungojne edhe sportistet shkodrane.

Ne “Baku 2019” ne garat qe do te zhvillohen ne datat 21-27 korrik 2019, do te marre pjese nje nga atletet me te talentuar te vendit, Heldi Valikaj i cili do te konkurroje ne garen e kercimit trehapesh. Nga çiklizmi perfaqesues në ekipi tonë olimpik do të jetë Mateo Balaj, nga mundja Sidrit Bajrakurtaj ndërsa e veçantë është edhe pjesmarrja e tenistes Juna Dani.

Ekipi ynë olimpik do të niset ditën e premte drejt Azerbajxhanit dhe përpara nisjes, në një prononcim të shkurtër, katër sportistët shkodranë kanë premtuar të bëjnë më të mirën në këtë eveniment të rëndësishëm europian.

Natyrisht që sportistët shkodranë nuk mund të mungojnë asnjëherë në kompeticione të tilla dhe kuptohet që shpresat janë të mëdha për të arritura rezultate të larta për të nderuar qytetin e tyre por edhe flamurin shqiptar që do të përfaqësojnë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “SHTYN” FESTËN E TITULLIT PËR TË MËRKURËN

E kishin parashikuar të fitonin titullin kampion që këtë të shtunë pas ndeshjes me Apoloninë, …