Breaking News

KE HAP BISEDIMET PER ANETARESIMIN NE BE TE SHQIPERISE

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Mogherini tha në fjalën e saj se Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Sot kolegji aprovoi paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politik të suksesshme të zgjerimit. Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha Mogherini.

Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHEN PROTESTAT NE SHKODER

Protesta e biznesit te vogel do te rikthehet kete te shtune ne qytetin e Shkodres. …