KELMENDI I IZOLUAR NGA DEBORA PREJ 10 DITESH

Qarku Shkodër vijon të përballet me problemin e përmbytjeve. Konkretisht një pjesë e territorit të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës ndodhen nën ujë prej disa javësh. Si rrjedhojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këto zona. Por, ditët e fundit, disa zona të këtij qarku janë shoqëruar edhe me reshje dëbore. Natyrisht problematikat më të mëdha hasen në zonat malore të veriut.

Një prej tyre është edhe ajo e Këlmendit. Kjo zonë ka 10 ditë që është e izoluar nga dëbora. Denoncimi vjen nga kreu i Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, Anton Kokaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, Kokaj shkruan se rrugët janë të pakalueshme në Vermosh dhe nuk ka as energji elektrike. Sipas tij, pushteti lokal, në këtë rast, Bashkia Malësi e Madhe, hesht dhe banorët kanë mbetur në mëshirë të fatit.

“Kelmendi ka 10 ditë që është izoluar, pa energji elektrike dhe rrugët janë të pakalueshme në Vermosh nga rreshjet e dëborës. Askush nuk ka ndërhyrë për të hapur rrugën e kësaj zone. Sot banorët janë në mëshirë të fatit, pa ushqime, pa mjekime, pa drita, pa asistencë nga administratori i zonës i cili hesht, bashkia hesht, drejtorët përkatës heshtin,ndoshta nuk e kanë të qartë detyrën që kanë ndaj malësorëve. Është jetike zhbllokimi i këtij aksi dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.” – shkruan Kokaj.

Lexoni dhe kete

“PANAIRI I ARTIZANATIT 2020” NË SHKODËR

E kthyer në traditë tashmë, në Shkodër këtë të mërkurë është organizuar “Panairi i Artizanatit …