Breaking News

KENGETARI NDOCI: POLICIA E SHTETIT ME DHUNOI

Mbyllja e lokalit me muzikë live në Velipojë, ku këndonte Frederik Ndoci është kthyer në çështje të dite. Ndërhyrja e policisë me skafandra dhe të armatosur për të lënë në mes muzikën dhe duke përzënë klientët i ka bërë të mendojnë pronarët e lokalit se ngjarja nuk ishte një rastësi. Këngëtari Federik Ndoci ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, për sa i përket incidentit të ditës së djelë, ku policia nderhyri në lokalin ku ai po këndonte duke ndaluar muzikën. Gjithashtu Ndoci  ka publikuar edhe video të cilat sipas tij tregojnë momentin kur policia ka ndalur muzikën.

“Lidhur me dhunën policore te ushtruar ndaj meje. E bukura se mbas urdhrit qe mban emrin e kryeministrit fshihen njerëz meskin dhe anarshistë, te cilëve u intereson mbushja me mllef negativ kundër magjiorances”, shkruan Ndoci.

Vet kantautori shtoi se: “As nuk duhet besue se merret me gjëra kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes. Ose e thënë italisht ‘troppo bella per essere vera.”

Lexoni dhe kete

“ME SKENËN, PA SKENËN” RIKTHEN NË SHKODËR YMER BALËN

Kishte zgjedhur skenën e teatrit “Migjeni” për të promovuar librin e tij të ri “Me …