Wednesday , 21 February 2018

KEQ-PERDORIMI I TOLERANCES

Toleranca e Shtetit Shqiptar nuk ka kufi, por edhe e vetë Shqiptarëve, të cilët cdo herë janë pre e provokimeve nga më të ndryshme dhe se asnjëherë nuk reagoin, pasi si popull ka dëshmura gjithmonë se don fqinjësinë e mirë. Kisha Ortodokse Serbe  e Malit të Zi, e cila për shkak të 10 familjeve ortodokse sllave që jetojn në zonën e Vrakës, lejohet që liturgjia shenjte me rastin e festave të ndryshme si Krishtlindje apo Pashkë të mbahët në gjuhen serbe, dhe nga prift ortodoks serb. Ndërsa keqperdorimi i kësaj tolerance nga priftërinj të tillë me mision politik dhe përçarës, duke nxitur urretje nën petkun e fesë dhe dashurisë mesianike, janë veprime diabolike që shteti shqiptar nuk i vërën dhe i lejon që të ndodhin nën hunden e tij.

Për hirë të atyre 10 familjeve që jetojnë në Vrakë të Shkodrës. “Kosova është sërbi”, “Ushtria serbe ka luftuar për lirinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, janë thënie që përsëriten cdo vitë sa nga i pari i Kishës Serbe në Mal të Zi Amfillohije, sanga mëkëmbësi i tij At Radomir Nikçeviq, sa herë vijn në Vrakë të Shkodrës për të kremtuar meshë. At Radomir Nikçeviq, i mbështjell në petkun e klerikut dhe përmes ligjerimit të fesë që si shembull ka Jezus Krishtin, u mundua të kamufloi thirrjet e tij që këto troje janë serbe dhe se tregoi se pavarësisht predikimit të dashurisë që bejmë ne jemi të gatshëm edhe të luftojm për trojet tona.

E ndërsa Kosova është tokë Serbe, e shenjt, sipas At Radomir Nikçeviq. I cili ka mbi 15 vite që vjen rregullisht në Shkodër dhe në zonën e Vrakës duke mbajtur meshë dhe duke bashkëpunuar me ato pak familje serbo-malazeze që jetojnë në zonë. Shteti Shqiptar ka lejuar ngritjen e Kishës Ortodokse në zonën e Vrakës si shenjë rrespekti ndaj këtij komuniteti të vogël dhe tolerancës së tregur, sa që Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare lejon mbajtjen e meshës dhe e liturgjive fetare në këtë kishë nga priftërinj ortodoks serb të Malit të Zi, duke mos i penguar. Nga ana tjetër kjo po keqeprdoret nga Kisha Serbe e Malit te Zi, duke nxitur urrjetje etnike dhe nderfetare.

Lexoni dhe kete

7 RASTE ME SEMUNDJEN E FRUTHIT NE LEZHE

Edhe Lezha është prekur nga sëmundja e “Fruthit”.7 raste janë Diagnostifikuar me këtë sëmundje nga …