Sunday , 25 October 2020

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për Kristian Keqin, sulmuesin që është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i këtij kampionati me 14 gola të shënuar. Federata e Maltës vendosi t’i ndërpresë kampionatet pas situatës së pandemisë dhe për rrjedhojë, janë dhënë edhe verdiktet e mësipërme.

Keqi 23 vjeçar ka lindur në Itali megjithatë prindërit e tij i ka nga Shkodra dhe në një prononcim të dhënë për TV Rozafa gjatë emisionit “Sport Arena”, i pyetur nëse do të kishte dëshirë të luante për Vllazninë, e lë të hapur këtë mundësi.

Pjesë e këtij emisioni kanë qenë edhe futbollisti i Vllaznisë Ndriçim Shtubina, por edhe dy ish- sportistët e njohur të klubit shkodran, Alfred Bardeli dhe Sytki Tafili me lidhjet e tyre në Skype nga Italia.

Lexoni dhe kete

SUAD LICI IKËN, BENJAMIN NAKU ADMINISTRORI I RI I VLLAZNISË

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Largimi i tij nga drejtimi i klubit …