Wednesday , 24 July 2019

KËRCËNOHET ME JETË KRYETARI I KQZ, KLEMENT ZGURI

Kryetari i KQZ, Klement Zguri është marrë në mbrojtje sot nga Garda e Republikës dhe policia e shtetit. Në momentin e mbërritjes në KQZ mesditën e së premtes, ai ka qenë i shoqëruar me truproja.

Në mbrojtje mësohet se janë marrë edhe anëtarët e familjes së Zgurit. Masat e sigurisë janë vendosur pas kërcënimeve të bëra ditët e fundit në adresë të zyrtarit të lartë dhe familjes së tij.

Zguri është anëtari i vetëm i opozitës në KQZ. Në mbledhjen e së enjtes ai kërkoi hapjen e kutive të 30 qershorit me qëllim verifikimin e çështjes së fletëve, të cilat dyshohet se janë futur fiktivisht në kuti për të rritur artificialisht pjesemarrëjen në zgjedhje.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …