Wednesday , 24 July 2019

KERCENOHET NE TELEFON EDUART NDOCAJ

Kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave që i kanë ardhur në numrin e tijë përsonal, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore. Për këtë Ndocaj ka bërë kallzim në prokurorinë e Lezhës, ndërsa pretendon se kërcënimet ndaj tijë janë bërë nga njerez të kandidatit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.

Ndocaj ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij përfaqsuesit e mazhorances po kërcënojnë çdo ditë dhe qytetaret.

Pas denoncimit burime nga Prokuroria e Lezhës kanë bërë më dije se do të nisin verifikimet në lidhje me pretendimet e Eduart Ndocajt.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …