Breaking News

KËRKESA E ALEATËVE TË PD PËR ZGJEDHJET E 13 TETORIT

Ka dështuar mbledhja e KQZ-së, e cila u thirr këtë të shtunë në ora 10:00, pas kërkesës së aleatëve të Lulzim Bashës për të nisur procedurat për dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk ishin në mbledhje, ndërsa Zguri theksoi se n/kryetari dhe anëtarët kanë deklaruar se janë me leje.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka, akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Tashmë mbetet për tu parë cili do të jetë hapi i radhës i opozitës, teksa anëtarët e KQZ nuk dihet se kur do të mblidhen për të diskutuar për 13 tetorin, një datë e dekretuar nga presidenti Meta për 3 palë zgjedhje.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER, ME MENDJEN TE KESHILLI

Me 19 gusht është njoftuar nga Prefekti I Qarkut Shkodër mbledhja e konstituimit të Këshillit …