Monday , 28 September 2020

KËRKESA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR, REAGON ADEMI

Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka ardhur reagimi nga Bashkia e Shkodrës. Në fokus të përgjigjes nga Bashkia Shkodër, ishte “ultimatumi” i dhënë nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia për administratën bashkiake, lidhur me faljen taksave e tarifave vendore për periudhën e pandemisë.

Në letrat e publikuara, Bashkia Shkodër shkruan:
Në përgjigje të shkresës suaj nr 8374 Prot. datë 15.06.2020 me lëndë “Mbi kërkesën për ndrysliime të VKB nr 1, datë 22.01.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore të Bashkisë Shkodër”, të ndryshuar, Bashkia Shkodër ju ka dërguar projekt vendimin me nr 4974, datë 19.03.2020 si dhe shkresën sqaruese nr 5328/1, datë 08.05.2020.

Përsa i përket rishikimit ti tarifës së zënies së hapësirës publike, ju sqarojmë se Bashkia Shkodër ka lidhur kontratat për shfrytëzim të hapësirës publike, pas datës 18 Maj 2020, duke respektuar urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në vijimësi dhe urdhërin e fundit nr. 320, datë l 5.5.2020 “Për disa kufizime në ofrimin e shërbimeve në bare, restorante dhe lokale, fast-food”.

Të gjitha aplikimet që janë bërë nga ana e subjekteve, pavarësisht periudhës së aplikimit, janë miratuar pas kësaj date dhe kontratat janë riskeduluar nga muaji qershor e në vazlidim. Duke patur parasysh sa më sipër, kërkojmë miratimin nga Këshilli Bashkiak.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …