Rritja e kërkesave për azil po vë në rrezik liberalizimin e vizave, ka qënë kjo deklarata e sekretarit të shtetit për azilin dhe imigracionin në Belgjikë Theo Francken gjatë vizitës në Shkoder ku u takua me kryekomunarët e këtij rrethi. Gjatë konferencës për shtyp, Francken theksoi se “Belgjika nuk është vendi ku deti është bërë kos” dhe cdo kush mund të kërkojë azil.
“Belgjika nuk është vendi ku deti është bërë kos. Kur konstatohen rritja e azilkerkuesve edhe ne vend si Gjermania, kjo do të thotë që edhe vende të tjera të BE- së qofte të evropes së veriut qoftë Evropës së Jugut, janë të shqetësuar në lidhje me ceshtjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Prandaj dëshiroj ta përsëris është sidomos në ineteres të shqipërisë dhe popullit shqiptarë që të përcillet mesazhi që liberalizimi I vizave nuk duhet konsideruar si një mundësi për të abuzuar me kërkesat për azil. Por nga ana tjetër kur konstatojmë që sasia e përsonave që abuzojnë me liberalizimin e vizave mbetet njësoj ose rritet nga viti në vit kjo do të thotë që gjendemi përballë një problem shumë të madh, dhe për këtë arsye unë ndodhem në Shkoder. Ne shpresojmë që Shqipëria do të vazhdojë që të jetë në regjimin e liberalizimit të vizave.”- ka deklaruar Francken.
Vetëm vitin që lamë pas janë refuzuar 298 raste, ndërsa viti 2010 shënoi bumin më të madh të kërkesave me 2500 të tilla. Gjatë viteve 2013 dhe 2014 në Belgjikë numri I azil kërkuesve shqiptarë ka qënë me nga 500 kërkesa, ndërsa 90% e tyre vijnë nga veriu shqiptar. Belgjika ka hartuar një legjislacion të ri ku personat që hyjnë ilegalisht në këtë shtet apo thyejnë vizën, përveç kthimit në atdhe marrin edhe sanksion 3-vjecar që i penalizon të shkelin zonën Shengen.