Projekti shqiptaro-polak rikthehet në Shkodër në vitin e tretë të kërkimeve në zonën e Bushatit. Arkeologët këtë vit ekspeditën e kanë përqëndruar në nivelin e mesëm të qytetit, për të kuptuar edhe më mirë shtrirjen e tij.
Saimir Shpuza thotë se qytete të tilla kërkojnë shumë vite për gërmime arkeologjike për dokumentim.
Nga 2018, ky mision tashmë po kryen kërkime arkeologjike në zonën e Bushatit, ku vit pas viti po del në dritë një qytet antik i panjohur që daton kryesisht në shek.IV-II para erës sonë.