KERKOJ VOTA KUNDREJT 10.000 LEKESH SHPALLET NE KERKIM

Policia e Shtetit shpallë në kërkim një shtetas I cili ka synuar të blej votat kundrejt pagesës prej 10.000 lekë. Sipas burimeve pranë policisë mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Prendi 42 vjec banues në Shkodrës ndaj të cilit kanë nisur porcedimi penal nga nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, si dhe janë referuar materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe është shpall në kërkim dhe  punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas dyshohet se u  ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një  kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.

Vepra penale në ngarkim të shtetasit  Pjetër Prendi  është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”. Nga ana e policisë nuk bëhet e ditur se cili është subjekti politik për të cilin shtetasi në fjalë ka kërkuar votën në këmbim të shumës prej 10.000 lekësh.

Lexoni dhe kete

SHKODER, ARRESTOHET DOGANIERI I LSI- se PER BLERJE VOTASH

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar me detyrë doganier në Vermosh, pasi iu gjet …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin