Breaking News

KESH: KASKADA E DRINIT NEN KONTROLLË

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se rezerva energjetike në orën 12 te se Shtunes paraqitet në vlerën 572 GWh, ose 116 GWh më e lartë se ajo e datës 28 Nëntor kur nisën reshjet intensive të shiut. Ndërkaq, niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve. Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.  Përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH ka shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MW h dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MW h.

Në konkluzion, situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA E PREFERUARA E KOSOVAREVE

Ka një ndryshim në plazhin e Velipojës nga viti i kaluar sa i përketë cilësisë …