Tuesday , 19 November 2019

Keshilli bashkiak Lezhe: Shembja e objekteve per interesa personale!

Ne mbledhjen e keshillit bashkiak te lezhes eshte diskutuar ndermjet keshilltareve dhe pronareve disa objekteve qe do te prishen ne qytetin e lezhes, pasi jane konsideruar si ne kundershtim me projektet qe po realizohen. Nenkryetari i bashkise ka bere te ditur se per projektin dhe veprimet e mepasme kjo njesi vendore nuk ka asnje kopetence ndaj tij.

Pronaret e objekteve qe do te jen objekt i shembjes jane te mendimit se me keto veprime luhen interesa te mevonshme, pasi ndertimet e tyre nuk u bien ndesh projekteve dhe jane ne perputhshmeri me ligjin. Pretendimi i pronareve eshte mbeshtetur edhe nga disa keshilltare qe i kane quajtur keto veprime selektivitet dhe abuzive.

Duke iu referuar shqetesimit te paraqitur nga pronaret e objekteve kreu i keshillit bashkiak te lezhes me mbeshtetjen e anetareve te ketij keshilli do te paraqesin nje kerkese ndaj qeverise dhe dikastereve qe mbron interesin e ketyre pronareve.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …