KESHILLI BASHKIAK MIRATON PER VLLAZNINE 17 mln LEKE

Vllaznia eshte kthyer serish ne “molle sherri” gjate mbledhjes se keshillit bashkiak te Shkodres.  Keshilli bashkiak miratoi per periudhen korrik-dhjetor 2017, 170 milion leke te vjeter nga 794 milion leke te vjeter qe kishin kerkuar drejtuesit e klubit per kete periudhe. Gjate mbledhjes u kerkua llogari per te ardhurat qe Vllaznia ka aktualisht.

Nje pjese e keshilltareve kane keruar largimin e stafit teknik dhe drejtuesve per shkak se per Vllaznine vetem miratohen para por nuk ka rezultat. Buxheti vjetor I Vllaznise eshte baraz me 33% te te ardhurave qe mbledh bashkia. Kryetarja e bashkise Voltana Ademi propozoi nje mbledhje te posaçme me keshillin bashkiak dhe drejtuesit e Vllaznise.

Aktualisht klubi Vllaznia ka 350 milion leke te vjeter borxhe te prapambetura, 76 mije euro detyrim ndaj Gea Sport ndersa te ardhurat e parashikuara nuk jane me shume se 118 milion leke te vjeter. Ne total buxheti i Vllaznise per 2017 deri tani shkon 479 milion leke te vjeter pa harruar se per gjysmen e dyte te vitit klubi kerkoi 790 milion por u miratuan vetem 170 cka do thote se pjesa tjeter mund te miratohet ne muajt ne vazhdim duke bere qe buxheti vjetor te shkoje ne mbi 1 miliard leke.

Lexoni dhe kete

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer në traditë tashmë “Dita e liqenit të Shkodrës”  e cila shënon hapjen e …