Monday , 18 November 2019

KËSHILLI I RI I QARKUT SHKODËR, REAGON PD SHKODËR

Pas mbledhjes së Këshillit të Qarkut Shkodër ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike dega Shkodër, ku hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për kapje pushteti pavarësisht vullnetit të qytetarëve.

“Edi Rama tregoi edhe njëherë sot se maraku i tij i vetëm është marrja e çdo pushteti, pavarësisht vullnetit të qytetarëve. I refuzuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkodrës, i braktisur edhe nga vetë socialistët e ndershëm të Shkodrës, Edi Rama vendosi sot konstituimin e Këshillit Monist të Qarkut të Shkodrës, në shkelje të plotë të ligjit dhe duke injoruar vullnetin e shkodranëve.

Njëlloj si në kohën e baballarëve të tyre, në mbledhjen nul të Këshillit të Qarkut të Shkodrës u votua me 99% të votave Kryetari klloun dhe ilegjitim i këtij Këshilli.

Edi Rama dhe kriminelët e tij në Shkodër tentuan sot përdhosin mesazhin e qartë të shumicës dërrmuese të shkodranëve dhe për këtë qytetarët e Qarkut Shkodër do dijnë të reagojnë si gjithmonë, me vendosmëri dhe qytetari. Këshilli i Qarkut është ilegjitim dhe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Këshilli i Qarkut dhe Këshillat Bashkiak monopartiak, përfaqësojnë vetëm interesat e Edi Ramës, Tom Doshit dhe të ngjashmëve të tyre. Partia Demokratike është në anën e qytetarëve dhe do të përfaqësojë interesin e tyre. Me vendosmëri dhe përkrah qytetarëve, ne do të bëjmë gjithçka dhe me çdo kosto, që pushtuesit e rinj të institucioneve dhe krimi që po uzurpon Shkodrën, të largohet shumë shpejtë dhe institucionet t’i kthehen qytetarëve.

Trafikantët, të korruptuarit, hajdutët e pasurisë dhe votave të shqiptarëve do të largohen. Me rivendosjen e rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, vendi i tyre do të jetë aty ku e ka çdo kriminel, në burg.

Shkodra dhe Shqipëria shumë shpejtë do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama, Tom Doshi dhe hajdutët e tjerë nuk mund të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë.” – shkruhet në njoftimin e PD Shkodër.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …