Sunday , 17 February 2019

KESHILLI KOMBETAR I PARTISE DEMOKRATIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, tha se kjo forcë politike ka si detyrë historike të kthejë besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të kthehet në një vend normal. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada. Fasadat janë vetëvrasëse, makiazhet janë fatale, theksoi Basha.

Sipas Bashës, mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi.

Lexoni dhe kete

FATMIR MEDIU TAKIM ME STRUKTURAT E PR-se NE LEZHE

Nga Lezha ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë që ai drejton kreu u …