KESHILLTARE DHE DEPUTETE TE PD SHKODER, KERKESE PREFEKTIT MILLJA

Situata e permbytjeve ne zonen e NenShkodres ka mbledhur ne nje takim pasditen e se merkures keshilltaret e PD te Keshillit Bashkiak Shkoder dhe deputete e PD ne Qarkun Shkoder. Takimi u zhvillua ne ambjente te Bashkise Shkoder, ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe kreu i PD Shkoder, Ramiz Çobaj. Pas takimit ne bashki u planifikua nje takim me prefektin e Qarkut Shkoder, Çesk Millja, por ky i fundi pranoi takim vetem me deputete e PD-se dhe kryebashkiaken Ademi, duke lene jashte keshilltaret e djathte.

Ky vendim i prefektit solli edhe irritimin e keshilltareve.

Nderkohe pas mbledhje deputetet Gurakuqi dhe Spahia riperseriten kerkesen per shpalljen e emergjencave civile ne zonat e permbytura te Bashkise Shkoder.

Pavaresisht ketij takimi, prefekti Millja vijoi te mos ndryshonte mendim per shpalljen e emergjencave civile ne zonat e permbytura.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …