Thursday , 22 February 2018

KF “VLLAZNIA” NE PRAG SHITJA E AKSIONEVE

Ne fund te prillit pritet që të përfundoj procedura e shitjes së aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia, shprehet kështu Nenkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi, e cila sqaron se ende nuk ka një vlerë të aksioneve të klubit Vllaznia pasi cdo gjë është në fazën e vlerësimeve.

As  stadium “ Loro Boriçi” e as Fusha Sportive “Reshit Rusi” nuk jane pjese e aseteve te Klubit te Futbollit “Vllaznia”, por eshte emri i klubit, trofete dhe kampionatet, rezultatet e arritura nder vite jane pjese e vleresimit.

Sipas nenkryetares së Bashkisë Shkodër kriteri për të hapur garën për blerjen e aksioneve është plotësuar pasi deri tani janë dy operator ekonomik që janë pjesë e saj, por ajo refuzon të bëjë të ditur se kush janë.

Bashkia e Shkodrës është pronare me 100% të aksioneve e Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe se tashmë duket se procedurat për shitjen e aksioneve janë drejtë fundit. Por kush do e marr ekipin Vllaznia, aludimet janë të shumta, ndërsa nuk kemi asnjë emer konkret.

Lexoni dhe kete

TË ENJTEN NË ELBASAN FINALJA E U-19, VLLAZNIA- SHKËNDIA

Pasditen e së mërkurës në “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë …