Saturday , 7 December 2019

KiE ANULON DELEGACIONIN PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE TË 30 QERSHORIT

Një prej institucioneve të angazhuara për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur të tërhiqet vetëm pak ditë nga zhvillimi i procesit të votimeve të 30 qershorit. Një email i rrjedhur në media tregon se Vendimi është marrë nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, në përputhje me rregullat e Asamblesë. Ky vendim i papritur vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara. Këshilli duket se e ka marrë këtë vendim në kulimin e polarizimit të krizës politike në Shqipëri me opozitën jashtë parlamentit dhe qeverinë e vendosur për të zhvilluar votime edhe pse në 31 bashki, nga 61, PS garon vetëm me një kandidat. Në total janë 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 gra.
Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës më 13 korrik 1995, si shteti i 35-të. Me anëtarësimin, Shqipëria pranoi edhe detyrimet që vendosen për çdo vend anëtar.

Nga ana tjetër, nga Partia Demokratike bëhet e ditur se ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve. Ndërkohë Bashkia Shkodër thirrje qytetarëve të bashkohen kundër krimit. Përmes një posteri gjigant të vendosur përpara Teatrit ” Migjeni” në Shkodër, bashkia fton të gjithë qytetarët e saj të bashkohen për ti thënë stop krimit, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe të lirive e të drejtave themelore të qytetarëve. Qytetarëve u lihet takim nga data 27 qershor deri me 2 korrik prej orës 7:00 deri në ora 19:00.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …