KIRI: OBJEKTIVI I VLLAZNISË RENDITJA MES KATËR MË TË MIRAVE

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë është duke u përgatitur për nisjen e gjysmës së dytë të kampionatit. Objektivi padyshim që do të jetë renditja në mes katër ekipeve më të mira. Vajzat janë duke zhvilluar një stërvitje të fortë gjatë kësaj periudhe dhe sipas njërës prej lojtarëve, Stela Kirit, një objektiv i tillë është mëse i arritshëm sepse po punohet shumë në stërvitje për këtë gjë.

Mosha e re e kësaj volejbolliste sigurisht që e bën atë një nga elementet më të spikatura jo vetëm të këtij ekipi por edhe të kombëtares së moshave por pikësynimi i Kirit është padyshim që shumë shpejt të jetë pjesë edhe e ekipit kombëtar të të rriturave.

Ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit nisin në muajin shkurt dhe deri në atë periudhë, ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë një stërvitje intensive nën drejtimin e trajneres Sadije Gogaj teksa do të luftojë fort për t’u renditur në mes katër ekipeve më të mira të vendit.

Lexoni dhe kete

GJOKA: VLLAZNIA E KA DETYRIM FITOREN ME KAMZËN

Vllaznia do të luajë një përballje shumë delikate pasditen e së mërkurës ndaj Kamzës në …