Breaking News

KISHA KATOLIKE KREMTON FESTËN E RRËSHAJEVE

Kisha katolike ka kremtuar festën e Rrëshajeve, që është edhe zbritja e Shpirtit te Shenjtë mbi Apostujt. Pesëdhjetë ditë pas Pashkëve, kremtohet solemniteti i Rrëshajëve, një nga festat më të lashta të krishterimit: është kremtim i kthimit të unitetit, dhuratë e Shpirtit Shenjte.

Mesha në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u celebrua nga Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra, i cili në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve u shpreh edhe për Koronavirusin, ndërsa kërkoj kujdes nga të gjithë.

Rrëshajët është festa ditën e 50 pas Pashkëve dhe 10 ditë pas festës së Ngjitjes së Jezusit në qiell. Është festë e lëvizshme ne mvarësi të Pashkëve. Festa e Rrëshajëve rrjedh nga festa hebraike Shavut. Si festë e krishterë përmendet për herë të parë në vitin 130. Rrëshajët është festa e dërgimit të Shpirtit të Shenjtë apostujve të Krishtit dhe është fillimi i themelimit zyrtar të kishës së Krishtit.

Kremtimi i Rrëshajëve bëhet edhe nga kisha të tjera. Në Kishën katolike romake dhe në ato të Lindjes, festa e së Dielës së Rrëshajëve kremtohet me madhështi.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …