KISHA SERBE DHE OPOZITA PROTESTE NE MAL TE ZI

18 deputete të opozitës në Mal të Zi dhe 4 persona tjerë, janë arrestuar pas incidentëve të ndodhura në seancën parlamentare kur po votohej “Ligji për lirinë e besimeve fetare”. Kanë qenë drejtues të Frontit Demokratikë pasi është miratuar ligji për lirinë e besimit fetar, të cilët kanë filluar të përplasen fizikisht në seancën parlamentare. Deputetët e opozitës pro serbe kanë hedhur edhe mjete shpërthyese pirroteknike në sallen e seancave plenare të parlamentit të Malit të Zi.

Refuzimi I propozimeve të Kishes Ortodokse Serbe të Malit të Zi, të cilat u futen në procedurë nga opozita. Deputeti I Frontit Demokratik Andrija Mandiq është shprehur se ka marrë pjesë në luften e më parshme dhe se ka ftuar “ bashkëluftëtarët nga 1991 dhe 1999 të bëhën gati. Nuk munden 2000 polic të na ndalojnë, llogarisni që do ndodh një katastrofë”. Nga ana tjetër kreu I parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka kërkuar nga Fronti Demokratik të heqin dorë nga kërcënimet.

Protestat në Mal të Zi kanë pasuar edhe me bllokimin e disa akseve rrugore në vend, duke krijuar vështirësi në lëvizje. Ndërsa pavarësisht përpjekjeve dhe takimeve mes Kryeministrit malazez Dushko Markoviq dhe Partiarkut të Kishës Serbe të Malit të Zi Amfillohije Radoviq, për arritjen e një kompromisi incidentet kanë qenë të pa shmangshme. Kryeministri I Malit të Zi Dushko Markoviq pas incidentëve është shprehu se ndjen keqardhje për sjelljet e pa përgjegjëshme në kuvend.

PERKTHIMI: “Besoj se Mali I Zi i sotëm, Malit të Zi të shekullit 21 nuk I duhen sjellje dhe veprime të tilla politike në kuvendin malazez. Nuk na nevojitet sheshelizimi I parlamentit të malit të zi. Duhet dialog edhe kur dallimet janë të theksuara, sepse në dialog dallimet bëhen të vogla, ndërsa mirëkuptimi rritet. Denoj aktet e dhunës, sjellje e pa denjë dhe e pa përgjegjëshme ndaj deputetëve tjerë, ndaj qytetarëve të Malit të Zi, besoj se e gjitha do jetë një pervojë e mirë që ngjarje të tilla mos të ndodhin më”.

Përplasjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërsa policia malazeze ka arrestuar gjithë deputetet e opozitës 18 mes tyre edhe lideret e partive që përbëjnë koalicionin. Ndërsa ndaj deputeteve Andrija Mandiq, Millan Knezheviq dhe Millun Zogoviq është caktuar masa e arrestit ku tashmë pritet edhe ngritja e aktakuzës nga prokuroria malazeze, ndërsa për 15 deputet tjerë është nisur procedra për ndjekjes penale.

Lexoni dhe kete

SHOQERIMI I GAZETARIT ELVIS HILA, REAGON KESHILLI I EUROPES

Këshilli i Europës ka reaguar në lidhje me shoqërimin nga policia të gazetarit të Tv …