Wednesday , 8 April 2020

KISHE KUSHTUAR 38 MARTIREVE SHQIPTAR NE ULQIN

Është bekuar gurëtehemli i Kishës kushtuar 38 martirëve  të fesë në Ulqin. Në ceremonin e bekimit mori pjesë edhe kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj bekoi gurthemelin e Kishës së re në Ulqin. Kryeipeshkvi Tivarit imzot Gjonlleshaj, në fjalën e rastit u ndal te shërbimi e misioni i këtij Tempulli të ri, kushtuar Imzot Vinçenc Prennushit e 37-të Martirëve të Lumë, për komunitetin katolik të Ulqinit,

Në ritin e bekimit të gurthemelit mori pjesë edhe kryeipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra, në prani të shumë meshtarëve e rregulltarëve nga kryedioqeza e Tivarit, të përfaqësuesve të Komuniteteve fetare të vendit, të autoriteteve lokale dhe të shumë besimtarëve….

Kisha e ri në Ulqin i kushtohet 38 Martirëve  të Kishës katolike shqiptare, që u persekutuan gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Prania e të krishterëve në Ulqinj është e kamotshme, madje tejet e lashtë.

Lexoni dhe kete

ELSIDITA SELAJ PJESMARRËSE NË “LOJËRAT OLIMPIKE RINORE”

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar që do të marrë …