Thursday , 1 October 2020

KISHTE KRYER DISA VJEDHJE, ARRESTOHET NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim. Gjithashtu janë zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër. Kështu, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim: M. Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht; Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q. Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh. Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe nje bageti të trashë (Lopë). Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …