Saturday , 25 November 2017

KJO ESHTE PASURIA E KRYEBASHKIAKES SE SHKODRES, VOLTANA ADEMI

Pas lajmeve qe qarkullon rreth pasurise se kryebashkiakes se Shkodres, Voltana Ademi, ka ardhur edhe reagimi i kesaj te fundit. Nepermjet nje postimi ne rrjetin social “facebook”, Ademi shkruan:

“Propaganda vijon të shpikë e të servirë lajme të rreme për emrin tim. Sot u njoha me një tjetër fake news nga njëri prej kazanëve të pushtetit, ku më përmend mua si person që paskam përfituar 10 pasuri të paluajtshme në kohën që jam në krye të Bashkisë së Shkodrës. Asgjë nuk është e vërtetë.
Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim.
Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve. Ky nuk është rasti ku pasuria është vënë përmes skemave të paligjshme por përmes trashëgimisë e ligjsmërisë.
Bashkëngjitur po iu përcjell të gjitha pasuritë të cilat i kam trashëguar në mënyrë të ligjshme nga të parët e mi. Për më tepër mund të verifikoni pranë ILDKP.
1 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi dhe znj. Jetmira Ademi: 1/3 pjesë te Apartamentit me sipërfaqe 64 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Apartament me sipërfaqe 97 (Nëntëdhjetë e shtatë) m2, në Shkodër,
Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademi, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”, pronë e familjes.
2 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, dhe të tjerë trashëgimtarë Ademi, 1/6 pjesë te Njësise tregëtare me sipërfaqe totale 77 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademit, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”
3 – Në bashkëpronësi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me siperfaqe totale me 116.5 m2, (pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish Fashoja- prone e ndërtuar nga gjyshi Fasli Ademi e Rexhep Ademi
4 – Në bashkëpronesi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me sipërfaqe totale 35.34 m2. Pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish “Fashoja”- prone e ndërtuar nga Fasli Ademi e Rexhep Ademi
5 – Në bashkëpronësi me znj.Domenika Mjeda, z.Fran Mjeda dhe z.Paulin Mjeda, Shtëpi banimi me sipërfaqe 114 m2 në lagjen Arra e madhe, Shkodër. Pronë e trashëguar nga i ndjeri Nush Mjeda (vdekur në shkurt të 1977).
6 . Në bashkëpronësi me Domenika Mjeda, Fran Mjeda dhe Paulin Mjeda, Njësi tregtare me sipërfaqe 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 në lagjen Arra e madhe. Pronë e trashëguar nga i ndjeri vjehrri im Gjon Mjeda – vdekur më 25 janar 2008).
7 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/6 truall dhe objekt i ndërtuar me leje. Pjesë e pronës truall
të ish Hotelit- prone e ndërtuar nga Fasli (vdekur në janar 1941) e Rexhep Ademi).
8- Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/3 Pasuri tokë me sipërfaqe 410 m2. Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).
9- Në bashkëpronësi me trashëgimtarët e Fasli e Rexhep Ademi (14 familje trashëgimtarë Ademi), 1/30 pjesë pasuri tokë me sipërfaqe rreth rreth 22000 m2 (pjesërisht e zënë forcërisht). Pronë e trashëguar nga i ndjeri gjyshi im Fasli (vdekur në janar 1941) dhe i ndjeri Rexhep Ademi.
10 – Në bashkëpronësi me trashëgimtarë Ademi, 1/24 pronë truall me sipërfaqe 300 m2. (Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).”

Lexoni dhe kete

BANORET E THETHIT: KERKOJME TAPITE, PO NA GJOBISIN!!!

Banoret e Thethit kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin