KLUBI VLLAZNIA, AFAT DERI ME 8 JANAR PËR PUBLIKIMIN E PAGAVE TË LOJTARËVE

Organizata Intelektualët e Rinj, Shpresë ka kërkuar të bëhen publike të gjitha pagesat e lojtarëve të ardhur në merkaton e verës pranë klubit Vllaznia. Por, drejtuesit e klubit kanë kërkuar të mos bëhen publike të tilla shifra. Si rrjedhojë, komisioneri i të drejtës së informimit ka kërkuar që brenda datës 8 janar të bëhen publike pagat e sportistëve nga klubi Vllaznia. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtuesi i organizatës Intelektualët e Rinj, Shpresë, Blendi Dibra.

Sipas Dibrës, është shqetësuese mungesa e transparencës në shoqerinë publike Vllaznia, ndërkohë që thekson se llogaritë e klubit vijojnë të jenë të bllokuara.

Dibra thekson se privatizimi i klubit kërkon vullnet pozitiv nga drejtuesit e Vllaznisë dhe shpresohet që 2018-ta ta gjejë këtë shoqeri në pozita të tjera.

Lexoni dhe kete

MARASHI: SUKSESET E ATLETIKËS SHKODRANE DO VAZHDOJNË

Ecuria shumë e mirë e atletikës shkodranë në këto 28 vitet e fundit, e shoqëruar …