KLUBI VLLAZNIA E KONFIRMON: FAZA PËRGATITORE NË ULQIN

Vllaznia i është rikthyer pasditen e së martës sërish procesit stërvitor. Pas tre ditësh pushim, trajneri Gjoka bashkë me stafin e tij janë vënë sërish në krye të kuqebluve për të vijuar me seancat stërvitore dhe kështu do të vazhdohet edhe për disa ditë të tjera. Më pas, vetëm pak kohë pushim për festat e fundvitit dhe më 4 janar pritet që skuadra të jetë sërish në fushën e stërvitjes. Sakaq, vetë klubi shkodran ka konfirmuar faktin se në ditët e para të vitit të ardhshëm, ekipi i Vllaznisë do të spostohet në Ulqin për zhvillimin atje të fazës më intensive të përgatitjeve në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit. Në këtë mënyrë, marrin fund edhe dilemat që kanë qarkulluar ditët e fundit në media apo dhe në opinionin sportiv për vendin se ku do të stërviteshin kuqeblutë por edhe fakti nëse do kishte stërvitje jashtë Shqipërisë apo jo.

Ata kësisoj do të sistemohen për një periudhë dyjavore në rezidencën e tyre të zakonshme, në bregdetin malazez ndërkohë që stafi teknik do të mundohet të sigurojë edhe 2-3 ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe të qëndrimit atje. Nga ana tjetër, burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e disa lojtarëve cilësorë për të përforcuar skuadrën. Emrat që qarkullojnë deri më tani janë ato të Sukajt, Shtubinës e Cicmil megjithatë ende nuk ka asgjë të përfunduar.

Para se të mendohet për të ofruar lojtarë, natyrisht që u duhet dhënë zgjidhje kërkesave të lojtarëve për t’u larguar apo ndonjë oferte të ardhur për ndonjë lojtar tjetër. Kështu, ende nuk është mbyllur çështja e mesfushorit Edon Hasani ndërkohë që edhe Partizani vazhdon të ngulmojë për futbollistin Erald Çinari. Merkatoja e Vllaznisë kësisoj pritet të jetë “e nxehtë” dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë shumë lëvizje në skuadër.

Lexoni dhe kete

BEKIM BALAJ SHËNON DY GOLA NË MIQËSORE PËR AKHMAT

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj mesa duket nuk ka ndër mend të largohet nga skuadra ruse …