Wednesday , 20 June 2018

KLUBI VLLAZNIA REAGON PER NGJARJEN E NDODHUR ME TRAJNERIN GJOKA

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka. Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.” – shkruhet në deklaratën e klubit Vllaznia.

Lexoni dhe kete

TRITOL MAKINES SE POLICIT AGIM BUSHGJOKA

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja …