“KOCERTI RECITAL I BANDES FRYMORE “LEKE GJERGJI”

Këtë të mërkurë shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova” organizoi koncertin e rradhës muzikor. Në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” të kësaj shkolle u zhvillua koncerti recital i bandës frymore “Lekë Gjergji”. Nën drejtimin e dirigjentit Admir Lekaj dhe me solistë të njohur në Shkodër, nxënës të shkollës së muzikës përformuan pjesë të ndryshme muzikore. Për drejtorin e shkollës Anton Kaftalli, ky aktivitet është i rëndësishëm, pasi me këto nxënës të rinj furnizohet banda muzikore e qytetit të Shkodrës.

Ky koncert vjen në vijëmsi të aktiviteteve që organizon çdo javë shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”.

 

Lexoni dhe kete

NATA E PARE E “PRANDVERE ME KANGE” NE TEATRIN “MIGJENI”

Nën duartrokitjet e publikut shkodran, mbrëmjen e së premtes u vendos në skenën e teatrit …