Banorët e Gruemirë Çezmes kanë zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokajn. Gjatë bashkëbisedimit me Kokajn, banorët kanë theksuar se jetesa ka ardhur duke u vështirësuar gjatë qeverisjes së majtë ndërsa me 21 Qershor do votojnë masivisht Partinë Demokratike.
Drejtuesit e PD- së në Malësi të Madhe kanë theksuar se kandidati i PS- së Tonin Marinaj ka përgjegjësi për fajet e qeverisjes të së djathtës pasi ka qënë në kupolën drejtuese ndërsa u hoq si i pa-aftë nga Edi Rama.
Deputeti I PD- se Gjovalin Bzhetaj ka kërkuar mbeshtetje nga banorët e këtij fshati për PD- në dhe Anton Kokajn.
Përpara përkrahësve të Gruemirë- Çezmes Anton Kokaj ka garantuar të gjithë banorët e Malësisë së Madhe se askush nuk do mund të preke qoftë edhe një votë të vetme. Kokaj ka denoncuar publikisht tentativat për presion dhe manipulim në këtë bashki nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Partia demokratike synon të marrë një rezultat të thellë edhe në komunën e Gruemirës duke u nisur edhe keq- qeverisja e së majtës gjatë këtyre 2- viteve të mazhorancës.