KOMBËTARJA E BOKSIT GATI PËR KAMPIONATIN EUROPIAN

Javën e ardhshme kombëtarja shqiptare e boksit do të niset drejt Rumanisë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 22 vjeçarëve. Në përbërje të saj janë tre boksierë të Vllaznisë të cilët ditët e fundit kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me boksierët e kombëtares maqedonase. Trajneri i kombëtares tonë Zef Gjoni, në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet i kënaqur me gjendjen e ekipit dhe deklaron se objektivi i boksierëve është marrja e medaljeve.

Përbërja e ekipit tonë tashmë është zyrtarizuar sepse pas dëmtimit të Marinajt, ai është zëvendësuar me Kapajn. Trajneri Gjoni vlerëson punën e bërë në stërvitje dhe po ashtu edhe interesin që Federata i ka kushtuar këtij aktiviteti.

Kombëtarja shqiptare do të niset më datë 23 nga Shqipëria drejt Rumanisë dhe pretendimet janë më shumë të përqendruara tek boksierët Krenar Zeneli dhe Arjon Kajoshi. Ata mund t’i dhurojnë vendit tonë medalje në këtë kompeticion të rëndësishëm.

https://youtu.be/w0LU-FDSKa8

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NJEH RIVALET PËR LIGËN E KAMPIONEVE

Ka marrë fund pritshmëria e futbollisteve dhe e drejtuesve të Vllaznisë për të mësuar emrat …