Thursday , 22 August 2019

KOMBËTARJA E ÇIKLIZMIT, GRUMBULLIM NË SHKODËR PËR TURIN

Kombëtarja shqiptare e çiklizmit që prej fillimit të kësaj jave është grumbulluar në Shkodër në përgatitjet e saj për Turin Çiklistik të Shqipërisë. Tur ky që sivjet do të nisë nga ky qytet pikërisht ditën e hënë. Nën drejtimin e trajnerëve Dashamir Rama e Leonat Kola, gjashtë çiklistët e komtares tonë të grumbulluar këtë herë, ndër të cilët janë edhe tre të Vllaznisë, janë munduar të bëjnë më të mirën e tyre, ndonëse kushtet atmosferike nuk kanë qenë shumë të përshtatshme gjatë këtyre ditëve.

Duke folur për mediat, trajnerët Rama e Kola premtojnë se kombëtarja jonë do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë Tur, por padyshim që do të jetë shumë e vështirë sepse pjesmarrës do të jenë edhe shumë ekipe profesioniste nga mbarë Europa.

Turi i 76-të i Shqipërisë do të startojë ditën e hënë me etapën Shkodër- Reps- Shkodër, 193 kilometra e gjatë dhe padyshim që pritet një garë shumë interesante dhe që do të dhurojë shumë emocione.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME DY BRAZILIANË TË TJERË

Pas Emerson që firmosi pak ditë më parë, mesditën e së mërkurës edhe dy futbollistë …