KOMBËTARJA U-19 DREJT ITALISË, PJESË E SAJ EDHE DY SHKODRANË

Kombëtarja e Shqipërisë për 19 vjeçarët në futboll do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në Itali javën e ardhshme. Në këtë turne përveç ekipit tonë kombëtar të kësaj grupmoshe, marrin pjesë edhe ato të Greqisë, Maltës si dhe ai i Lacios. Trajneri Erjon Bogdani ka publikuar edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto ndeshje dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për mbrojtësit Elmir Lekaj dhe Enes Isufi. I pari luan me ekipin Vllaznia U-19 dhe është një futbollist i gjithëanshëm sepse luan si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë apo dhe në mesfushë. Një lojtar me një forcë fizike të madhe që padyshim spikat me paraqitjet e tij në fushë.

Nga ana tjetër, i grumbulluari tjetër në këtë kombëtare- Isufi, është pjesë e rregullt e grumbullimeve me të gjitha ekipet kombëtare të moshave dhe për këtë arsye, Bogdani e ka përfshirë në skuadër edhe këtë herë. Ai ndonëse është vetëm 17 vjeç, është pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë ndërkohë që aktualisht i luan ndeshjet me ekipin B ku mban edhe shiritin e kapitenit. Në listën e 22 vjeçarëve të grumbulluara për turneun e Italisë, patjetër që duhej të kishte edhe ndonjë futbollist më shumë nga Akademia Vllaznia sepse ekipi i saj po i jep tonin kampionatit dhe kupës. Por jo vetëm për rezultatet që po arrin. Një emër që çuditërisht nuk është grumbulluar këtë herë është ai i mesfushorit Eridon Qardaku i cili ka qenë pjesë e kësaj kombëtareje në grumbullimet e mëparshme por këtë herë nuk është grumbulluar nga stafi i saj.

Gjithsesi, ky futbollist por edhe të tjerë të spikatur tek Akademia Vllaznia duhet të vazhdojnë punën sepse në një moment tjetër mund të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” MUND ORIKUN DHE MBETET NË KATEGORINË E PARË

Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë …