Thursday , 26 April 2018

KOMEDIA “BOING BOING” NE MIGJENI

Teatri Kombëtar Ekspiremental me komedinë “Boing Boing” shkruar nga Mark Kamelot dhe në regji të Kiço Londois do për tre netë me radhë do jetë pranë artëdashësit Shkodran në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Një komedi briliante me pjesëmarrjen e një kaste t2ë mrekullueshme të aktorëve.

Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, Boing Boing paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa, më saktë, nga tre vende të ndryshme, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit.

Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi (me ndihmën e shokut të tij të mefshtë Robert) lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: gjithçka është mirë, kur përfundon mirë.

Lexoni dhe kete

18 PRILLI, DITA NDERKOMBETARE E MONUMENTEVE DHE SITEVE ARKEOLOGJIKE

Ne kete dite u organizua faza e pare e nje ekspozite figurative ne qytetin e …