Tuesday , 21 November 2017

KOMEDIA “TARTUFI” BASHKON NE SHKODER TROJET SHQIPTARE

Me 15 shtator në skenën e Teatrit “ Migjeni” do të shfaqet komedia “Tartufi” nga Molieri në regji të regjisorit shqiptar nga Maqedonia Kushtrim Bekteshi. Një teks I cili në the të krirtikës së tij ka luften ndaj hipokrizisë e fshehur në shumë  shtresa shoqërore, si ato fetare, politike, akademike. Regjisori I shfaqjes Kushtrim Bekteshi shprehet se shfaqja ndodh sot dhe sa herë që të jepet ajo ndodh pikërisht atë ditë.

Për drejtoreshen e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës bashkëpunimi me regjisorin Bekteshi ka qenë shumë I mirë dhe se shfaqja premton shume.

Kostumografia e shfaqjes erdhi nga kostumografja e njohur e teatrit Samka Ferri e cila ka mbi 40 vite karrierë në fushen e kostumgrafisë në teater dhe në film kryesisht në ish-jugosllavi.

Teksti ka pësuar adoptime të lehta, e ndërsa hipokriza është një dukuri e rëndomt në shoqërinë njerëzore. Besfort Berberi nga Kosova do luaj rolin e Tartufit, Elmira I është besuar aktorës Kristi Lleshi që janë edhe dy aktorët jashtë trupës permanente të teatrit “Migjeni”. Ndërsa në këtë komedi janë pothuajse pjesa më e madhe e aktorëve të teatrit si Rita Gjeka, Merita Smaja, Pjerin Vlashi, Enver Hyseni, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Nikolin Ferketa, Sara Smaja, Kristjana Dodaj, si dhe figurantet Astrit Fani, Divni Gushta dhe Fritz Selmani. Komedia “ Tartufi” sjellë për herë të parë në Shkodër një bashkëpunim të gjërë kombëtarë duke bashkuar gjithë trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi e cila do shfaqet premierë me 15 shtatorë në Teatrin “ Migjeni” të Shkodër.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “SHKODRA NE DOKUMENTET ARKIVORE OSMANE”

Pasditen e se Premtes eshte organizuar hapja e ekspozites “Shkodra ne Dokumentet Arkivore Osmane”. Ekspozita …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin