Saturday , 7 December 2019

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte ftuar që të merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ajo ka munguar në seancë. “I kemi bërë ftesë për të qenë në seancën dëgjimore edhe shoqatës se bashkive që e drejton kryetarja në detyre e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komunikim me Ademin, ajo ka njoftuat se për shkak të angazhimeve nuk merr pjese në komision, por ka dërguar një material me shkrim”, pohoi Manja.

Por, pas deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk ishte e pranishme në mbledhje për shkak të angazhimeve të saj, Voltana Ademi ka përgënjeshtruar lajmin.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin. Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën. Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave.” – shkruan Ademi.

Lexoni dhe kete

“ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE DHE VENDORE NË NJË DITË”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se në takimin me Ilir Metën u diskutuan …