KOMUNITETET E KRISHTERA: TE MIRATOHET ME KONSENSUS REFORMA NE DREJTESI

Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), në një deklaratë të shpërndarë për mediat i ka bërë thirrje sot politikës shqiptare që të gjejë konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi, ashtu siç po kërkon edhe faktori ndërkombëtar. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, ky komunitet thekson se, gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh.

Ai shton se, drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë.

Po ashtu nënvizohet se, gjetja e konsensusit për miratimin e reformës do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët.

Lexoni dhe kete

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE DHE PROBLEMATIKAT E TREGUT

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi një vizitë në fshatin Kosmaç, …