Saturday , 28 March 2020

KOMUNITETI MUSLIMAN SOLIDARIZIM ME TE PREKURIT NGA TERMETI

Komuniteti Musliman është solidarizuar me familjet e prekura nga Tërmeti kryesisht në zonen e Thumanës. Përfaqësuesit e katër unioneve shqiptarë të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, ishin në Thumanë ku panë nga afer situaten e krijuar në këtë zonë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përfaqësuesit e komunitetit Musliman bënë të ditur se kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme të hodhash të cilat do të shkojnë për rindertimin e banesave të familjeve të prekura nga tërmeti.

Thumana është një ndër zonat më të prekura nga Tërmeti i 26 nëntorit, ku pati dhe viktima si pasojë e shembjes së dy pallateve.

Lexoni dhe kete

NATA E ISRASE DHE MIRAXHIT

Imam Muhamed Sytari Myftiu i Shkodreës cdo natë përmes rrjetit të tij social dhe ekranit …