Monday , 23 September 2019

KONCERT ARTISTIKO LETRAR NE PRAG TE KRISHTLINDJES

Në kuadër të natës së Krishtlindjes u organizua një koncert artistiko – letrar nga shoqnia kulturore “Illyricum”. Pjesë e këtij koncerti u bënë besimtarë, klerikë dhe arqipeshkvi i dioqezës Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra. Në këtë mbrëmje nuk munguan këngët dhe humori nga të ftuarit. Ndërkohë, mbyllja e kësaj nate ishte rezervuar më e veçantë pasi në Betlehemin e gjallë të vendosur në oborrin e teatrit “Illyricum” nga rinia françeskane, qytetaret në shoqërinë e një gote vere, nuk kursyen fotot dhe urimet drejt njeri tjetrit. At Aurel Gjerkaj, drejtues i kishës françeskane, tha se ky është një moment gëzimi për të gjithë krishterët, sepse është momenti që Zoti vjen të vizitojë njeriun.

Kori i kishës së Shën Françeskut të drejtuar nga profesor Zef Çoba, artistët e rinj të kësaj shoqërie kulturore, aktorët Zef Deda, Gac Kodrina, Qazim Çela, Paulin Ujka dhe Zef Ndoja, apo këngëtarët Jolanda Gjeluci, Niki Mjeda, Vjola Shqau, Luigj Alija e bënë më të veçantë këtë natë.

Lexoni dhe kete

TERMETI, DEME NE QARKUN E LEZHES

Termeti i një ditë më parë ka sjellë dëme na qarkun e Lezhës. Sipas raportimeve …