Friday , 15 November 2019
Breaking News

KONCERT I VEÇANTE NGA 10-VJEÇARJA ANAMARIA PRENDI

Ka ndodhur për herë të parë pas shumë vitesh dhe pati shumë sukses. Klasikët e njohur botëror erdhën mbrëmjen e së shtunës në skenën e sallës së Qendres Kulturore të Femijeve në Lezhë dhe mori duartrokitje të zgjatura. Këtë veçanti e solli violinistja Anamaria Prendi. Duartrokitjet ishin mëse të merituara për 10 vjeçaren që arriti të mbushë sallën në koncertin e saj të parë.

Në këtë mënyrë, Anamaria theu edhe tabute e dyshimit se muzika klasike nuk mund të kishte ndjekës në Lezhë. Kjo vajzë e vogël, por shumë e talentuar, bëri që për 30 minuta, personazhet e qytetit të vogël të Lezhës të mbajnë frymën para saj. Sigurisht që emocionet e dhuruara u përkthyen në duartrokitje të gjata pas çdo pjese të luajtuar.

Muzika klasike nuk kishte patur kurrë kaq shumë interes më parë në Lezhë, pasi në fakt prej shume vitesh kishte munguar një koncert i tillë. Kjo ishte mbrëmja kur dëgjohej vetëm muzika e violines së 10 vjeçares lezhjane Anamaria Prendi dhe shoqëruesve të saj, kryesisht profesorë të shkollës së muzikës në këtë qytet. Ky koncert u filmua i plotë nga TV Rozafa.

Lexoni dhe kete

NDOTET MASIVISHT GRYKEDERDHJA E DRINIT NE LEZHE

Kjo eshte panorama në grykederdhjen e lumit drin në Lezhë, pas reshjeve të fundi të …